Ermal Meta: Nuk i kuptoj 12-të pikët e jurisë Italiane

Një ditë pas natës finale të Eurovisionit, komentet dhe shkrimet për vlerësimet e jurive kryesore kanë vijuar sot gjatë gjithë ditës. Në Greqi, mediat shkruan për vlerësimin e pamerituar të Eleni Fouriera-s, madje duke u ndalur veçanërisht te vlerësimi i Shqipërisë, e cila e vlerësoi me 10 pikë.

Por çudia më e madhe ishte e Italisë, e cila mori pikët maksimale nga juria jonë, por e vlerësoi me zero pikë Gent Bushpepën. Për këtë, komentet kanë vërshyer në rrjet, aq sa edhe vetë Ermal Meta ka reaguar në një status të tij në Twitter.

Përjashtimin e Shqipërisë nga pikët, Ermali e ka konsideruar të pakuptimtë. Siç shkruan ai, pikët maksimale do t’I jepte për Gentin dhe zërin e tij mbresëlënës.

“Sinqerisht, nuk i kuptoj 12 pikët e jurisë italiane. Unë do t’ia kisha dhënë Shqipërisë. Zëri i Eugentit është mbresëlënës”,- shkruan Ermali në Twitter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *