Ermal Meta flet për babanë e dhunshëm pasi fiton Sanremon: Bastard, nuk më ke bërë asgjë

 

Nga Antonella Latilla
Ermal Meta fitoi Festivalin e Sanremos 2018 së bashku me Fabrizio Moron. Kënga “Nuk më keni bërë asgjë” flet për terrorizmin, por herën e parë që këngëtari shqiptar e ka kënduar, ka menduar për fëmijërinë e tij të vështirë. Ka qenë vetë Ermali që e ka zbuluar atë gjatë “Postefestivalit” me Edoardo Leo dhe Carolina Di Domenico.
Meta ka treguar se pasi e ka shkruar bashkë me Moron dhe Andrea Febon, atij i ka ardhur në mendje babai i tij i dhunshëm dhe ka theksuar se pavarësisht të gjithave, ‘nuk i ka bërë asgjë’ atij dhe nuk e ka ndaluar dot Ermalin që të vazhdonte të kishte një jetë të lumtur.
“Kjo këngë, a ju kujton aspekte të jetës suaj personale?”, e pyeti një gazetar në programin e Rai Uno. Përgjigja e Ermalit ishte e qartë dhe në të njëjtën kohë emocionuese: “Kur e këndova për herë të parë më solli ë mendje fëmijërinë time. Doja të këndoja: “Bastard, ti nuk më ke bërë asgjë”.

Historia e fëmijërisë së Ermal Meta
Nuk është hera e parë që Ermal Meta flet për marrëdhëniet me babain e tij. Në më shumë se një rast, këngëtari e ka shprehur dhunën e tij dhe se si ajo e ka shënjuar fëmijërinë e tij. Ai e ka bërë me dije në këngët “Letër babait tim” dhe “Ndalohet të vdesësh”.
Në të parën Ermali ka treguar për një marrëdhënie shumë të trazuar me figurën e babait. Një prind i gjendu përherë por i përshkruar si një kafshë. Në “Ndalohet të vdesësh” këngën me të cilën u rendit i treti në Sanremo në vitin 2017 – ka sjellë në vend në vëmendje dhunën familjare pre e së cilës ka qenë.

Ermal Meta ka shkuar në Itali që kur ishte 13 vjeç. Ka lindur dhe është rritur në Shqipëri. Aktualisht është i fejuar me Silvia Notargiacomo. (en.ho për pasqyrë.al nga gossipetv)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *