Ermal Meta “dush” gazetarëve shqiptarë: Nuk dini asgjë dhe mos u merrni më me jetën time!

Ermal Meta u ka “thyer” turinjtë gazetarëve e mediave shqiptare, të cilat si përherë nuk merren me thelbin e një ngjarje por merren me aspekte të rëndomta, kryesisht duke përgjuar nga vrima e çelsit jetën e tjetrit brenda mureve të shtëpisë.  Në një reagim në Facebook, Meta u bën thirrje mediave shqiptare të mos spekulojnë me jetën e tij.

Mesazh për të gjithë gazetarët shqiptarë:

Mos spekulloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thash asnjë emër. Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni. 
Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Shpresoj mos te lexoj më gjëra të tilla.
Falemnderit për vëmëndjen.

Ermal Meta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *