Elina Duni, Swing Party me “Gent Rushi trio”

FB_IMG_1452091410260Mbas një serie koncertesh ku ajo ka performuar “Muza e Zezë” dhe albumin e fundit “Dallëndyshe”, këngëtarja e talentuar Elina Duni bashkë me “Gent Rushi Trio” vijnë në TIranë. Të shtunën, me 9 janar ata do të jenë tek “Tulla Culture Center” për të sjellë një rrugetim muzikor unik. Elina Duni’s Sëing Party do të ofrojë një pjesë të repertorit të preferuar të artistes dhe një koncert i cili këtë herë nuk do të shihet ulur.

Albumi i saj i fundit “Dallëndyshe”, është cilësuar nga revista franceze “Les Inrocks!” si një nga 10 albumet e domosdoshëm për tu dëgjuar, për të pasur një Europë më të mirë. Në këtë album ajo ka këngët “Fëllënza”, “Sytë”, “Ylberin”, “Unë në kodër, ti në kodër”, “Kur të pashë”, “Delja rudë”, “Unë do të vete”, “Taksirat”, “Nënë moj”, “Bukuroshe”, “Ti ri ti ti klarinetë” dhe “Dallëndyshe”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *