E dashura ‘tragjike’ që nuk shpëtoi kurrë nga hija e Rodinit

Camille Claudel ishte e dashura, muza dhe nxënësja më e talentuar e Auguste Rodinit. Jeta e saj e trishtë fsheh një talent të paharrueshëm shkruan Fisun Güner në BBC.

“I tregova asaj se ku mund të gjente flori, floriri që gjen i përket asaj”.
Këto janë fjalët që Auguste Rodin, i tha nxënëses së tij më të talentuar Camille Claudel. Kur skulptori francez e mori në studion e tij, ajo ishte vetëm 19 vjeç, ndërsa ai 42 vjeç. Talenti i saj i jashtëzakonshëm ishte i dukshëm.

Në moshën 20-vjeçare ajo krijoi atë që është ndoshta puna e saj e parë e madhe, “Portreti i Paul Claudel”- 16 vjeç (më 1884), një bust prej argjili të vëllait të saj më të vogël, një talent po aq i madh, që më vonë do të bënte emrin e tij si poet dhe dramaturg.

Rodin provoi një nxitje të madhe krijuese për talentin e Camille. Është e qartë se marrëdhënia e tyre intensive dha fryte në punën e tij. Ishte një partneritet i ndërlikuar që zgjati pothuajse 15 vjet, por më në fund Claudel ndjeu nevojën për t’u çliruar nga mentori i saj, sepse ajo nuk ishte thjesht nxënësja e talentuar e Rodinit, por asistentja e tij, muza e tij dhe dashnorja e tij. E vetmja mënyrë për të fituar njohje për punën e saj dhe për të bërë që talenti i saj të fitonte pavarësi nga i tij, ishte, ndjeu ajo, të çlirohej. Por, megjithëse drita e saj pati ndriçim edhe për disa vite pasi ata u ndanë, jeta e saj krijuese qe tragjikisht e shkurtër.

Ky vit është 100-vjetori i vdekjes së Rodinit dhe është e panevojshme të thuhet se gjenia e tij ka kohë që është njohur. Për më tepër, përveç një programi ndërkombëtar të ekspozitave përkujtimore, botime të veprave të tij më të famshme kanë qenë është me dije prej kohësh që do shfaqen në muze dhe vende publike në mbarë botën. Këto përfshijnë “Epokën e Bronzit”, “Mendimtarin”, “Puthjen” dhe monumentalt, “Burghers of Calais”, shkruan BBC sipas pasqyre.al.

ËSHTË E TMERRSHME TË JESH AQ E BRAKTISUR
Nëse thuhej se ajo nuk ariti kurrë të ikte nga hija e Rodinit, ajo zbriti në errësirë dhe në një paranojë të izoluar, sepse Claudeli e talentuar vuante në një spital mendor për 30 vitet e fundit të jetës së saj. Shëndeti i saj mendor u përkeqësua përgjatë disa viteve, dhe u fut në një azil në vitin 1913, pasi u diagnostikua se vuante nga një gjendje psikoze deliruese.
Në një azil në Ville-Evrard (u transferua më vonë në Montdevergues në Vaucluse, në juglindje të Francës, ku ajo mbeti) pati rrallë vizitorë. Babai i saj përkrahës, kishte vdekur në të njëjtin muaj dhe vit të mbylljes së saj, megjithëse asaj nuk iu tha deri vonë, ndërsa nëna e saj zgjodhi të mos e shihte kurrë sërish vajzën. Ndërkohë, Pavli, kokën e të cilit ajo kishte skalitur, e vizitoi vetëm pak herë në 30 vjet. Ata dikur ishin të afërt e patën shkëmbyer letra, por tanimë Pavli ishte larg si diplomat.

received_10155538513187044 received_10155538513197044

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *