Drama e dy karaktereve” me Igli Zarkën dhe Krist Lleshin ngjitet me sukses në skenë

“Drama e dy karaktereve” (“The two character play”, ose e njohur ndryshe edhe si “Outcry”) është vepër e autorit amerikan Tennessee Williams.

E përkthyer nga Kozeta Kurti, kjo dramë vjen premierë për herë të parë në Teatrin Hampstead të Londrës. “Drama e dy karaktereve” është pjesërisht autobiografike. Personazhi i Clare është frymëzuar nga Rose Williams, motra e autorit, kurse Felice, personazhi tjetër, është bazuar në karakterin e vetë autorit.

“Natyra e kufizuar e ekzistencës njerëzore”,- ishte një nga temat më të rëndësishme gjatë karrierës së Williams-it dhe kjo vepër konsiderohet si qasja e tij më personale e mundshme.

Në fillimet e saj, kur kjo vepër u ngjit në skenë shfaqja nuk u prit mirë, as nga kritika dhe as nga publiku, madje shpesh u konsiderua si arratisje prej teatrit, por “Drama e dy karaktereve” vërtetoi të kundërtën në shfaqjen e premierës. Publiku e ka pwlqyre dhe duartrokitur shfaqjen. E luajtur nga aktorët shqiptarë dhe Krist Lleshi në rolin e Clare dhe Igli Zarka në rolin e Felices, aktorët, njësoj si edhe karakteret që ata interpretojnë, sado që përpiqen, nuk munden të gënjejnë veten për t’ju larguar realiteteve të prodhuar nga gjendja e tyre e rënduar psiqike. Kjo gjendje përcillet e fortë në sallë. Igli Zarka, për rrjedhojë ka edhe rolin e regjisorit, dhe gjatë gjithë kohës ka arritur ta ballafaqojë publikun me të vërtetat e errëta të të qenit thjesht njerëzor.

Për herë të fundit kjo dramë është vendosur në skenë në vitin 2014-të dhe Shqipëria është vendi i parë në Europë që guxon me dramën personale të një prej dramaturgëve më me ndikim në fushën e teatrit, në mbarë botën, fitues dy herë i çmimit “Pulitzer”.

“Drama e dy karaktereve” e autorit amerikan Tennessee Williams, do të shfaqet sërish në skenën e sallës “Goethe” në datat 14-15 dhe 20-21-22 Prill.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *