Drama e aktorit Nicolas Cage, si i harxhoi kot 150 milionë $!

Nicolas Cage ka qenë një nga aktorët me më shumë fitime në Hollivud, me filma si “National Treasure” dhe “Leaving Las Vegas”. 54-vjeçari grumbulloi rreth 150 milionë dollarë nga karriera e tij e suksesshme, por shumë shpejt i shpenzoi të gjitha. Por, si është e mundur kjo?

Që nga blerja e një kështjelle 8 milionë $ e deri te kafkat e dinosaurëve, Nicolas Cage sot i ka borxh 14 milionë dollarë shtetit si taksa të prapambetura. Ja si veproi: Novelën grafike ku është shfaqur për herë të parë Superman, e ka blerë për 150 000 dollarë. Bleu koka njerëzish që kanë shërbyer si trofe nëpër tributë e Amazonës.

Bleu një kafkë dinosauri për 260 000 dollarë. Bleu një Lamborghini Miura që ishte në pronësi të ish-Shahut të Iranit për 450 000 dollarë. Blinte kafshë ekzotike të tipit kobra, peshkaqen, krokodil dhe shumë krijesa të rralla ujore.

Ndërtoi një varr të shtrenjtë në formë piramide pranë njërës prej shtëpive. Kurrë nuk tha pse i duhej një varr i tillë. Nicolas Cage ishte pronar i 15 shtëpive të shtrenjta. Një çmënduri e vërtetë, përgatiti Express.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *