Dashuria përrallore e Celine Dion me Rene,  nga romanca sekrete tek dasma madhështore

Çifti kishte 26 vite diferencë moshe, u njohën kur ajo ishte 12 vjeçe

Celine Dion dhe Rene Angelil u njohën kur ajo ishte 12 vjeç. Këngëtarja e ka përshkruar të shoqin si “i vetmi i dashur që kam pasur gjithnjë”. Çifti i lumtur që kishte 26 vite diferencë moshe, ishte i martuar në vitin 1994 dhe kanë tre fëmijë: Rene Charles, Eddy dhe Nelson.
Është e rrallë dhe e vështirë të shohësh një çift kaq të përkushtuar për njëri-tjetrin sa ata. Dion dhe Angelil kanë mundur të provojnë, se jo vetëm është e mundur një dashuri e tillë, por edhe se ajo zgjat.
Kur u njohën, Celine ishte 12 vjeçe ndërsa ai 38. Pas disa vitesh investim në karrierën e saj dhe vitesh të tëra martese, këngëtarja ka qëndruar pranë të shoqit prej vitit 1980 deri në betejën e fundit me kancerin.
Romanca e tyre filloi pasi Rene pa një kasetë ku këndonte Celine.
Atëkohë ai ishte menaxher i njohur dhe e ftoi adoleshenten në një audicion në Quebec. “Kur unë këndoja, ai qante. E kuptova se kisha kënduar mirë”- kujtonte Celine.
Më 1981 Angélil financoi albumin e saj dhe e mori këngëtaren adoleshente në një turne në Kanada, Japoni dhe Europë. Kur Dion u bë 19 vjeçe ajo dhe Angélil patën takimin e parë si çift. Ishte viti 1987. Këngëtarja ka pranuar se ata kishin filluar të takoheshin edhe më parë.
Megjithatë fituesja e Oscar për kolonën zanore të filmit “Titanic” me “My heart will go on” nuk e bëri publike marrëdhënien e tyre deri pesë vite më vonë kur nxori albumin “The Color of My Love”. “Kisha frikë nga ajo që mendonin njerëzit”.
Celine donte të thoshte të vërtetën më në fund: “Kur je e dashuruar do që tia thuash gjithë botës”-kujtonte këngëtarja.
Ata u fejuan më 1991 edhe pse romanca e tyre ishte ende e fshehtë për botën.
Në fillim ishte nëna e këngëtares që nuk pranonte: “Qe e vështirë për të. Kur i tregova se kam ndjenja të forta për Rene, ajo provoi çdo gjë. Më thoshte se ky burrë ishte martuar edhe dy herë përpara dhe se kishte tre fëmijë, ndaj ishte i papërgjegjshëm. Dikur, ai bëri për vete gjithë familjen time dhe nëna nuk kishte zgjidhje tjetër”.
Çifti u martua në një ceremoni në Bazilikën e Notre Dame në Montreal më 17 dhjetor 1994, dasëm madhështore që u transmetua në televizionin kanadez.
Pas kësaj, ata u bënë prindër dhe kur për herë parë Rene u sëmur, Celine Dion u tërhoq nga karriera për t’iu përkushtuar atij. Menaxheri dhe mentori i saj ka qenë përkrah Celine prej vitit 1980 deri sot, pra plot 36 vite, në fillim si menaxher, më pas si i dashuri e në fund si bashkëshorti. Për Celine kjo është një humbje e madhe. Ai u shua këtë të enjte në krahët e saj, siç kishte kërkuar.

(Pasqyre.al)

PhotoEditor-1452814564364

rene e celine

celine e rene

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *