“Charlie Hebdo”, një Zot vrasës me simbole masone?

hebdo“1 vit pas, vrasësi është gjithmonë i shkurtër”.

Ky është mesazhi në faqen e parë të revistës satirike franceze “Charlie Hebdo”.

Imazhi kyesor shfaq një Zot me mjekër e me armë, mbi kokën e të cilit qëndrojnë simbole masone.

Numri i revistës del nesër, ndërsa në rrjetet sociale tashmë qarkullon vetëm kopertina dhe i kushtohet 1 vjetorit të masakrës së ndodhur në redaksinë e saj.

Mediat raportojnë se në këtë numër do të shkruhet edhe një editorial nga Riss, një prej pjesëtarëve të stafit që u lëndua rëndë në sulmet që u bënë 1 vit më parë në selinë e revistës. Riss thuhet se do të flasë kundër “fanatikëve të brutalizuar nga fjalët e Kuranit” dhe “kulteve që ia duan vdekjen Charlie Hebdosë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *