Çfarë populli oksidental që jeton në Facebook!

 

Qëkur është çfaqur Equus në Teatrin Kombëtar ka patur në mediat e raja sosiale vazhdimisht ose komente, ose disa shkrime, ose disa muhabete nëpër “dritare”, ngjasme të bëra nga njerëz të dalë e të kënduar, me qesëndi për një publik tjetër në sallë që sipas tyre qenka çuditur nga lakuriqësia e njërit prej aktorëve. Nuk do kisha shkruar asnjë rresht për këtë temë sepse t’u thom të drejtën nuk ia vlen. Por doni ju ore miqë e shokë se  nuk i shpëtuake  dot  aq lehtë këndimit të disa komenteve që janë aqë banale, sa të merr pena e letra dorën nënë  kontroll.
Këta orinetalë që duan të çfaqen si oksidentalë, duke dashur të vishen me një  modernitet të shtirur gjithë mbroçkullisin mbarë e prapë nëpër Facebook. Kam kënduar tërë këto ditë  kritika për të panjohurit në sallë që paskan bërë ndonjë koment për aktorin e ri të talentuar që del edhe i çëveshur në skenë. Thua në sallë ka patur publik foshnjor, i cili për herë të parë po mëson anatominë e trupit të njeriut. Por edhe sikur të ketë patur ndonjë koment mes miqsh a shokësh pas shfaqjes  dhe ti rri e përgjon se çfarë thonë të tjerët, kjo nuk tregon ndonjë publik injorant, por njerëz që akoma mbajnë veshët ngrehur me shpresën se do dëgjojnë nga të tjerët atë që mendojnë vet ose e kanë menduar por intelektualizmi ua ka mbajtur gojën kyçur atë çast. Milet vuajeristësh që pas kësaj preferojnë jo të flasin për shfaqjen poshtë e lart po të merren me faktin se sipas tyre seksi është tabu, nudo është tabu. Gjë që nuk ka dhe aq baza nëse hedh sytë vërdallë dhe sheh se çbënet,  se fundja të bësh seks sot nuk është më ndonjë gjë e jashtëzakonshme e mbi të gjitha prej faktit se jetojmë në një epokë të atillë ku lakuriqësia e trupit po na imponohet në çdo hapësirë më shumë se zhveshja e mendjes prej shumë çudirave. Kur sheh përpjekje të këtilla,  për të mbajtur gjallë ndoshta të vetmen gjë të bën për pak çaste interesant, se ka akoma njerëz të habitur  ngaqë një djalosh zhvishet në theatro nuk mund të paktën të të mos mbërthejë një ndjenjë irritimi. Irritohet i shkreti njeri, kur sheh se theatro trajtohet me kaq cektësi. Ndaj mirë do ishte të na pastroheshin sytë nga gjithë ky modernizëm prapanik, se duam apo s’duam bota e bashkë me të edhe ne, i ka kaluar “traumat” e organeve seksuale.
Mendja juaj kinse e hapur duket pus e mbyllur, thes i mbyllur, burg i mbyllur, kur na rrëfeni që paskeni shqyer sytë se patë njerëz që ulën kokën, a që u qeshi buza, a që në fund bënë ndonjë koment; çfarë keni ju më pak se ata? Ata qenkan te papjekur, po ju të pjekurit e të kënduarit? U pëlqeu publiku më shumë se çfaqja?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *