Çfarë po kurdisin Rovena Dilo e Eneda Tarifa?

Dy këngëtaret e njohura të skenës së muzikës shqiptare janë fotografuar në Ish-Bllok. Me një letër në duar, ato janë parë  tejet të përqendruara.

 Ditët  me shi e angazhimet e shumta  i kanë lënë në Tiranë Eneda Tarifën e Rovena Dilon.

 Një tekst i ri kënge, një projekt i ri,  diskutime për  koncertin “Divat” ku rikthejnë muzikën nostalgjike?

Mësohet se janë të trija. Ndërsa më 16 maj do të ngjiten në skenën e Pallatit të Kongreseve  për të interpretuar këngët më të mira ndër vite përkrah Irma Libohovës, Besa Kokëdhimës e Elton Dedës, dy vajzat po punojnë edhe për një projekt të ri, një këngë që do të jetë bashkëpunimi i parë mes tyre.

Teksti do të jetë i Rovenës, ndërsa nuk dihet nëse do e këndojnë të dyja apo vetëm Eneda.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *