Brilant dhe i pamëshirshëm! Tarantino triumfon sërish me një film “western”

tarantino sadsNjë film i ri nga brilanti dhe i pamëshirshmi Quentin Tarantino është shfaqur në kinemat e botës.

The Hateful Eight” është një tjetër provokim nga regjisori i njohur: një jakobin perëndimor që është gjithashtu një amerikan epik. Është tmerrësisht i dhunshëm, inteligjent, diskursiv dhe i forcuar, brutal dhe cerebral nën firmën e këtij regjisori me stil ludik dhe i bekuar me një rezultat të shkëlqyer nga ana e 87-vjeçarit Ennio Morricone”, shkruan The Guardian për filmin e  ri të Tarantinos, i cili është shfaqur edhe në kinematë e Tiranës.

Filmi i parë “western” i Tarantinos, “Django Unchained”, ishte filmi i tij më me fitim në SHBA dhe tani, filmi i fundit i regjisorit 52-vjeçar, The Hateful eight, është vendosur  gjithashtu në “perëndimin” e  egër, duke përmbushur dëshirën e tij “për të thithur jetë në zhanret  e vjetëruara ose të fjetura dhe për t’i bërë ata të mitë, apo edhe ti ribëjë ata”.

I vendosur në shtetin e Wyoming, pas luftës civile amerikane, “The Hateful Eight”  bashkon një kast bashkëpuntorësh të rregullt të Tarantinos, duke përfshirë Samuel L Jackson, Kurt Russell dhe yjet e  “Reservoir Dogs’,  Tim Roth dhe Michael Madsen.

Ai gjithashtu “hedh” në aksion aktoren Jennifer Jason Leigh si e vetmja “grua e tetë”.

Ashtu si “Django Unchained” filmi ka tërhequr kritika, duke akuzuar regjisorin se ai shfaq një mungesë ndjeshmërie ndaj skllavërisë. “The Hateful Eight” raportohet se ka shkaktuar nervozizëm në shfaqjet e para në Hollywood mbi gjuhën e me nota raciste, si dhe dhunën e drejtuar ndaj Leigh.

Megjithatë, Harvey Weinstein, prodhuesi ekzekutiv i filmit, i ka quajtur akuzat e mizogjinisë ndaj Tarantino “peshkim për marrëzi”, dhe Tarantino dhe Leigh kanë qenë të dy të nominuar për Golden Globes për skenarin dhe aktorin më të mirë, diçka që Tarantino thotë se e ka “intriguar”.

Leigh luan Daisy Domergue, një gangstere e kapur në rrugën e saj për t’u varur.

Pavarësisht zhurmës që Tarantino ka shkaktuar, ai e mbron vetë filmin e tij kur thotë: “Dhuna ka për qëllim të dërgojë valë tronditje tek audienca, për të krijuar simpati me Daisy-n, por edhe unë kam bllokuar të gjitha karakteret e mia në një kasolle gjatë një stuhie dëbore.

Është një tenxhere me presion në drejtim të historisë dhe ju e dini mënyrën sesi unë shkoj, që çdo pjesë e dhunës së egër mund të ndodhë. Pra, ju më thoni mua që unë mund të kalojë të gjitha linjat me shtatë karakteret e mia, por të tetin unë duhet të mbroj? Kjo shkon komplet kundër gjithë fabulës”.

(western: film, dramë televizive, apo roman për Cowboys-at në SHBA-në perëndimore, sidomos në fund të shekullit të 19 dhe në fillim të shek.20).

(Përgatiti: Pasqyre.al. Ndalohet kopjimi)

The-Hateful-Eight

 

Hateful Eight

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *