Atjon Zhiti, një pllakat kundër përdhunimeve

2016-01-11 17.07.43Sot, kur dëgjohet për përdhunimet në Këln, Gjermani, ose dhunë ndaj femrave në kënde të ndryshme të botës, thirrjet për ti thënë Ndal janë të shumta.

Dukuria sociale që shoesh ka shifra alamante, nuk është e re dhe për fat të keq, rrallë arrihet të parandalohet, ashtu  sikundër rrallë arrihet dënimi i dhunuesve. Atjon Zhiti, djali i ndjerë i Visar Zhitit, rreth viteve 2008-2009 kur ishte nxënës në Romë pati realizuar një pllakat për ti thënë ndal këtij krimi.

Mesazhet që ai ka lënë pas janë të pafundme, megjithëse jeta e tij qe tepër e shkurtër. Atjon në aq pak kohë sa jetoi mundi të japë mesazhe me vlerë: paqe dhe dashuri. Atjoni u nda nga jeta në vitin 2014 në një aksident automobilistik. Ai ishte fëmija i vetëm i shkrimtarit Visar Zhiti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *