Artisja zhvishet lakuriq para pikturës së Manet në Musee d’Orsay

Një grua është arrestuar pasi u shtri lakuriq Musee d’Orsay në Paris,  në një pozë të ngjashme si ajo e prostitutës së famshme Olimpia, e piktorit të njohur Edouard Manet.

Vizitorët po shijonin shijuar një ekspozitë të titulluar “Splendour and Misery: Imazhet e prostitucionit 1850-1910”, në momentin kur artisja nga Luksemburgu Debora de Robertis u zhvesh e gjitha dhe morri pozën e Olimpias së famshme.

De Robertis “ishte e veshur” vetëm me një kamera për të xhiruar reagimin e publikut. Kjo ishte një performancë artistike, – tha të dielën avokati i saj Tewfik Bouzenoune.

Megjithatë pamja lakuriq e De Robertis ishte pak si shumë e vërtetë për shijet  e Musee d’Orsay.

“Kishte shumë njerëz para tablos. Rojet e sigurisë reaguan mirë, mbyllën sallën dhe i kërkuan artistes që të vishej”, tha një zëdhënës i muzeut për AFP.

Kur ajo refuzoi, atëherë u thirr policia për ta larguar.  Muzeu tani ka ngritur akuza për ekspozim të pahijshëm, ndërsa kjo nuk është hera e parë që artistja ka skandalizuar Parisin dhe Musee d’Orsay. (Pasqyre.al)
deborah

manet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *