Artan Lame: Kalaja mesjetare e Tiranës është braktisur, porta me copëra dërrasash

FB_IMG_1452638000779
Artan Lame ka sjellë në vëmendje kalanë e Tiranës e cila edhe pse në mes të qytetit duket si e lënë në mëshirë të fatit. Një prej portave të saj është veçse një bashkim coprash dërrase që mezi mbahen. Ja çfarë shkruan ai:

Një prej portave të kalasë së Tiranës. Së prapi siç jemi, edhe të shprishur jemi ndryshe.

Në të gjithë dynjanë portat kalben së poshtmi, atje ku i zë uji, ndërsa këtu, ndër viset tona, portat kalben e shkallmohen së larti!

Është e paimagjinueshme që zemra e vërtetë e Tiranës mesjetare, të braktiset prej dhjetra vjetësh m’u midis qytetit në këtë farë feje.
Poshtë qemerëve të zgafellur, nëpër  ganxhat e ndryshkura të menteshave të dikurshme, varen copra dërrasash të shpartallura, në një”adieu” të vargjeve të dikurta:

“Ndën qemer të trupit tënd,
do ta fus çelsin që kam…”
A. (Pasqyra.al)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *