Ardit Gjebrea nuk duhet të ishte bërë pjesë e kësaj loje teatrale!

Nga Valeria Dedaj
Porosia e kujtdo të kishte qenë intervista e Gjebresë me Marjan Rrokun, një baba i një vajze dhe bashkëshort nuk mund të kishte pranuar të bëhej pjesë e kësaj loje teatrale të padrejtë dhe meskine. Më dukeshin therëse më tepër fjalët e Ardit Gjebresë, “Tani që jam brenda mendoj se Marjani është penduar dhe duhet të dalë”… Por çdo njeri e pyet veten “Po sikur të ishte motra dhe nëna ime?”, a do të mendonte kështu Gjebrea qoftë edhe në skutat më të errëta të kësaj bote…Marjan Rroku ka manipuluar drejtësinë me vite të tëra, duke jetuar i lirë dhe pa e menduar kurrësesi të dorëzohej…U rrëfye, dhe zgjodhi pikërisht Arditin,e thënë sikur të ishte një privilegj për këtë të fundit! U rrëfye, kur të mos rrëfehej nuk kishte më asnjë vlerë, por që edhe pse një vrasës, ai ende ka mundësi të zgjedhë një media ku, të manipulojë, dhe të fajësojë viktimat për vdekjen e tyre! Kjo është e tepërt! Asnjë falje nga goja e Rrokut! Mirëpo Arditi insistoi se me këtë intervistë ky i fundit vinte në njëfarë mënyre nderin në vend…A mund të ketë nder një vrasës i tillë, po aq më tepër a mund ta rifitojë atë duke përdhosur kujtimin e viktimave të tij?! Takoje zoti Ardit djalin e këtij vrasësi, edhe ai është një viktimë, mirëpo të lutem tako edhe familjen e Alda Canajt, atë që Marjan Rroku la prej saj…Ngushellime dhe njëherë për këta të fundit!

One comment

  • Po kjo Valerjana kush eshte qe gjykoka me keto fjale gjithe mend ate ngjarje. Avash se na kepute fare. U mendove shume qe shkrove keto fjale, apo u fute e lexove ne net, se ti ke qene duke i rene maces me luge ne kohen kur ka ndodhur ngjarja. PO ik o Valerjana, bej çiçin, se nuk je per kete pune ti.

    Reply

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *