Ardit Gjebrea: Charlie Hebdo një shkarravinë. Alani më kujton emigrimin e shqiptarëve në 90-ën

FB_IMG_1453043069289Kantautori dhe prezantuesi i njohur Ardit Gjebrea ka reaguar pas karikaturave të fundit të revistës satirike Charlie Hebdo, e cila vitin e kaluar u godit nga terroristët e ISIS.

Gjebra shkruan se ai nuk është Charlie, pas fryerjes së trupshme që ata kanë bërë me fëmijën sirian, Alan, yë cilin e nxorri deti në brigjet e Turqisë.

“#unenukjamCharlie!

Sapo pashe ne internet zhgarravinat e Charlie Ebdo për fenomenin emigrim, “pasojat” e tij, duke përdorur ironinë simbol me Alanin e vogel.
Më erdhën në mend pamjet e shqiptarëve të viteve 90.

Shikoni këto 2 foto pranë njëra tjetrës!
Lundroni pak në internet dhe verifikoni fyerjen që turpërisht shfaqet e paturpshme!

E pra, #unenukjamCharlie!”, shkruan Gjebrea.
Në numrin e saj revista franceze duke ironizuar ngjarjet e përdhunimeve në Gjermani nga emigrantët, thotë se edhe Alan po të kishte mbijetuar do të ishte bërë një përdhunues. (Pasqyre.al)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *