Angazhimi i parë i Mirela Kumbaros pas rikonfirmimit në krye të Kulturës

Kumbaro 2

Më shumë mbështetje krijuesve të rinj në katër vitet e ardhshme. Ky ka qenë angazhimi i parë i Mirela Kumbaros, pas rikonfirmimit të emrit të saj ditën e djeshme nga kryeministri Rama në krye të Ministrisë së Kulturës.
Të hënën, Kumbaro e ka nisur ditën në një takim me 5 fituesit e Fondit për Krijimtarinë Letrare për të Rinj në mjediset e Ministrisë së Kulturës, të cilët i ka përgëzuar për pasionin e tyre ndaj letrave si dhe ka ndarë me ta faktin se këto programe mbështetëse për krijuesit e rinj do të vijojnë edhe gjatë katër viteve të ardhshme, si një shtysë e domosdoshme inkurajuese për letërsinë tonë.

Çfarë kënaqësie sot që u njoha me 5 fituesit e Fondit për Krijimtarinë Letrare për të Rinj, Manjola Nasi, Saimir Muzhaka, Belfjore Qose, Eris Rusi, Elona Çuliq,
autorë të poezisë, prozës së shkurtër e prozës së gjatë, që japin shpresë e besim se Letërsia shqipe e ka rrugën e gjatë
Ky është një program që Ministria e Kulturës do të vijojë ta mbështesë në vitet në vazhdim bashkë me të tjera programe të dedikuara për Leximin 📖
Urime dhe punë të mbarë autorëve 👍🏻
Përshëndetje Lexuesve që së shpejti do të kenë në dorë 5 libra të rinj e me vlerë! 🤗
Takohemi për një LIBËR”, shkruan Kumbaro në Facebook-un e saj, duke treguar kështu përkushtimin e saj si ministre, por edhe pasionin si një njeri që vjen nga bota e letrave, për politika nxitëse ndaj librit e krijuesve.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *