”Ana tjetër e komunizmit shqiptar” mbledh në Tiranë fotografët holandezë

20776430_1629125443816889_4421863703004451176_o

Muzeu Historik Kombëtar do të mirëpres ekspozitën fotografike “The Other Side of Albanian Communism”(Ana tjetër e komunizmit shqiptar). Kjo ekspozitë do të mbledh bashkë fotografët e famshëm holandezë, të cilët kanë dokumentuar të gjithë periudhën para dhe gjatë revolucioneve të ndryshme në vendet e ish Bllokut Lindor.

Ata kanë qenë dëshmitarë të momenteve historike, të tilla si krijimi në vitin 1980 i bashkimit polak të tregtisë, Solidariteti, në Gdansk; rënia e Murit të Berlinit dhe Revolucioni në Rumani, në vitin 1989. Gjithsesi, ata kanë kapur edhe momentet e zakonshme të përditshmërisë.

Tërësia e fotove paraqet një pamje të paparashikuar dhe shumëplanëshe të Bllokut Lindor të asaj kohe.

Fotografitë analoge bardh e zi, por edhe me ngjyra, mbajnë firmën e fotografit, duke regjistruar mënyrën se si ai ose ajo kanë fotografuar në ato kohë. Kjo ekspozitë bashkon rëndësitë historike të ngjarjeve sipas këndvështrimit të gjerë të foto-gazetarisë hollandeze në vitet 1980 dhe 1990. Të gjithë fotografët pjesëmarrës në ekspozitë janë një shtyllë e fortë mbështetëse për një brez të ri të fotografëve të dokumentarëve dhe të gazetarisë.

Një pjesë e veçantë e ekspozitës i dedikohet punës së foto-gazetarit Piet den Blanken, i cili ka udhëtuar nëpër Shqipëri në vitin 1986, si pjesë e grupit të “shokëve të idealit”. Pavarësisht, ligjit që ndalonte kontaktet midis shqiptarëve dhe vizitorëve të huaj, si edhe ligjit që ndalonte realizimin e fotografive në rrugë, ai ia doli të bënte shumë fotografi të shqiptarëve dhe jetës së tyre të përditshme nën regjimin komunist.

Ekspozita do të hapet për publikun në Muzeun Historik Kombëtar ditën e enjte më datë 17 gusht ora 18:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *