Amok

Habia ime e pamasë në realitet, se si hapat e mëdha të përbindëshit nuk arrijnë të kapin dot një gishtëzo me hapa kaq të vegjël në një hapesirë po të vogël. Habi, habi e pafund dhe me pas kjo ëndërr që e pashë për vite e vite me rradhë. Aq sa kur nuk e shihja, ndjeja mall per ëndrrën 
Nga Alisa Velaj

Sërish në vendin ku më shumë se dy vjeshta të shkuara i pata ngritur një hymn lumturisë. Treni im ka rendur si ta ketë zënë amoku për plot 12 orë. Më në fund jam sërish këtu. Pa fjalë, pa tinguj, pa dikë që më pret për të më treguar rreth këtij vendi. Gjithmonë dicka për të treguar. Ai e di se unë e dua këtë hapësirë. E dua dhe sot si e marrë. Asimetri, harmoni, kalteësi, qytetërime, ca erëra të dyshimta nga duhanpirësit, dikush që e fsheh fytyrën pas maskë, art….Mbi të gjitha një lloj arti që i jep flatra poezisë time. Befas ti më shfaqesh mes turmës. Më sheh me sy të hutuar dhe fillon të rendësh si i marrë drejt liqenit. Njerëzit përreth të shohin me çudi…
– Ndal!, të them. Ti e di se nuk duhet të rendësh këtu. Ti e di se po rende në keëë vend, kjo përkthehet frikë. Frika këtu nënkupton gjëra të ndaluara. Ndaaaaaaal!
Po ty ndoshta të ka zënë amoku njëjtë si mua që i hipa trenit veç për të parë këtë vend. Befas më vjen ndërmend rendja e Nils Holgersonit në ëndrrat e fëmijërisë time. Ai rend, rend, ashtu i vogël sa një gishto, në një hapësirë krejt të vogël. Përbindëshi sa njëqindfishi i tij rend me hap të stërmadh dhe s’mundet dot ta kapë. Dhomëza e vogël nuk mbaron kurrë dhe Nilsi shpëton. Tërë ëndrrra riprodhim i filmit. Habia ime e pamasë në realitet, se si hapat e mëdha të përbindëshit nuk arrijnë të kapin dot një gishtëzo me hapa kaq të vegjël në një hapesirë po të vogël. Habi, habi e pafund dhe me pas kjo ëndërr që e pashë për vite e vite me rradhë. Aq sa kur nuk e shihja, ndjeja mall per ëndrrën
– Ndal, pra ndal! Ndaaaaaaal!                                                                                                             
Amoku yt është më i rëndë se imi. Amoku im përfundon sot këtu, në këtë vend që unë e shoh pa dhimbje. Po ti me ç’sy e sheh sot veten? Kaq shumë të trembi kthjelltësia e vështrimit tim? Kaq shumeë i urreve pasqyrat mik?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *