160 mijë turistë vizituan Malin e Tomorrit gjatë 2017-ës

160 mijë turistë vendas e të huaj vizituan Malin e Tomorrit gjatë vitit 2017.

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto spektakolare nga ky mal, duke uruar një ditë të mbarë.

“Mirëmëngjes dhe me këtë spektakël nga Mali i Tomorrit, vizituar nga 160 mijë turistë vendas e të huaj gjatë vitit 2017, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Rama.

Parku Kombëtar Mali i Tomorrit ka një sip 24 723 ha dhe ndodhet në lindje të qytetit muze të Beratit. Në të ndodhet Mali i Tomorrit me lartësi prej 2 416 mbi nivelin e detit, që nga larg të jep përshtypjen e një kështjelle natyrore gjigante. Bukuritë natyrore të parkut janë evidente në çdo stinë.

Në stinën e dimrit zbardhet i gjithi dhe vizitorët nuk i mungojnë Tomorrit.

Turisti duke udhëtuar drejt tij, mund të shfrytëzojë kanionet e Lumit Osum, shpellat e rrjedhës së tij, mund të njihet me monumente kulture të vjetra si ura, kisha e teqe, por mund të ushtrojë dhe sportin e skive apo të ngjitjeve malore.

Në fundjavë drejt këtij mali udhëtojnë aventurier të ngjitjeve malore si dhe ata që pëlqejnë rrëshqitjet në borë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *