100 euro për Sfakianakis, Kapllani: Koncerti i këtij ufologu fashist dhe urrejtje-ndjellës, ofendim i rëndë për shqiptarët

Nga Gazmend Kapllani

dje ne Selanik te Greqise, nacionaliste te majte e te djathe, rrahen kryetarin e bashkise se qytetit Janis Butaris. nje burr i mencur dhe trim qe vite tashme i kundervihet nacionalizmit histerik me te cilin eshte mbruajtur shoqeria greke – qe nga krijimi i shtetit modern grek.

Butari eshte mbi te gjitha nje simbol qe urrejne Kisha Ortodokse Greke, fashistet, stalinistet, kopuket, hajdutet, shteti i thelle grek. Perse e urrejne? Sepse thote disa te verteta te thjeshta, si per shembull, flet per holokaustin e hebrejve te Selanikut (nje qytet universiteti i te cilit eshte ndertuar mbi varrezat e hebrejve te qytetit!); flet per te kaluaren e nje qyteti, Selanikut, qe dikur ishte nje nga qytetet me kozmopolite ne Mesdhe dhe qe vala e nacionalizmit dhe spastrimeve etnike e ka kthyer ne nje province ku mbizoteron fjala e talibaneve ortodokse dhe e paranojes nacionaliste.

Por une per tjeter gje doja te shkruaja. Kur isha ne Tirane, javen e kaluar, pash afishe te nje koncerti qe do jepet ne Tirane ne daten 24 Maj, te nje kengetari grek quajtur Notis Sfakianakis; Notis kengon tallava greke, te quajtur ne greqisht edhe “muzike skiladhiko”, ose ne shqip “muzike qence” apo “muzike hum-hum”. Nejse, ne nje shoqeri te hapur njerezit jane te lire te degjojne dhe te adhurojne edhe muziken hum-hum.

Problemi eshte se Sfakianakis eshte nje fashist i hapur, i cili i ka quajtur Shqiptaret “plehra”, qe jep koncerte per nazistet e Agimit te Arte dhe nxit urrejtjen dhe paranojen nacionaliste ne Greqi (pervec faktit qe eshte nje ufolog qe beson se Greket jane race aq superiore saqe e kane prejardhjen nga jashte-tokesoret!).

Me beri pershtypje qe ata qe Sfakianakis i quan “plehra” do paguajne 100 apo 200 euro per bilete qe t’a degjojne, ndersa ne Greqi biletat per koncertet e tij nuk i kalojne zakonisht 50 euro. Sigurisht, me aq shume pare te piste qe qarkullon ne Shqiperi, shume “plehra”, mendoj, s’i kane per gje 200 euro per nje nate.

Por ajo qe te shokon ne rastin e atdheut tone ende-geto eshte se ne nuk adhurojme dhe respektojme vetem anet me te keqija te vetvetes por edhe anet me te keqija te te tjereve.

Koncerti i ketij ufologu fashist dhe urrejtje-ndjelles nuk eshte vetem ofendim i rende per Shqiptaret. Eshte ofendim i rende edhe per njerezit demokrate ne Greqi dhe kudo ne Ballkan dhe Europe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *