10 artistë shqiptarë në ekspozitën “Ex Gratia” në Milano

Hapet në Milano ekspozita e 10 artistëve shqiptarë “Ex Gratia”, që realizohet në bashkëpunim me Art House, Shkodër dhe Giuseppe Iannaccone, kuruar nga Adrian Paci dhe Rischa Paterlini, me bashkëpunimin special të Prof. Zef Paci.
Kjo ekspozitë realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.
“Nuk e pata menduar kurrë më parë se një ditë do të ftoja në Itali 10 artistë shqiptarë të artit kontemporan- shkruan Giuseppe Iannaccone – për të prezantuar veprat e tyre , sot që mundem ti shoh të gjithë së bashku, jam i bindur se, kur artistët bashkohen dhe prekin emocionin njerëzor, atëhere ndodh mrekullia”.
Art House është “Një vend – shprehet Adrian Paci – ku përcillen ide në një shtëpi private që hapet për komunitetin e qytetit të vet dhe ku bashkësia e një qyteti të vogël hyn në dialog me kontributet intelektuale dhe kulturore të botës së madhe të artit, pa humbur intimitetin dhe natyrën e ngushtë të marrëdhënies “.
Në hapësirat e firmës ligjore, midis veprave të Koleksionit Iannaccone, të rikonceptuar për këtë ngjarje do të ekspozohen edhe veprat e dhjetë artistëve kryesorë të programit Art House School 2017.
Artistët pjesëmarrës: Bora Baboçi, Alketa Ramaj, Jetmir Idrizi, Stefano Romano, Silva Agostini, Remijon Pronja, Alket Frashëri, Lek M Gjeloshi, Iva Lulashi, Fatlum Doçi.
Hapja: 14 prill, ora 10:00- 18:00;
Kohëzgjatja: 14 prill- 13 korrik 2018;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *