1 milion e 250 mijë lekë për shtëpinë muze të Ismail Kadaresë

ismail_kadare
Bashkia e Gjirokastrës ka marrë vendimin japë 1 milion e 250 mijë lekë për mobilimin e shtëpisë së shkrimtarit Ismail Kadare, e cila do të përurohet si muze në 80-vjetorin e lindjes së tij, më 28 janar. Që nga viti 1994 Kadare ia ka dhënë godinën qytetit përmes një letre publike.
Ndërkohë, Bashkia e Gjirokastrës ka shpallur 2016-ën vit kulturor të Ismail Kadaresë dhe ka planifikuar një sërë aktivitetesh.
Së shpejti pritet edhe aprovimi i vendimit nga këshilli bashkiak për ngritjen e shtatores së Ismail Kadaresë në një nga sheshet kryesore të Gjirokastrës.
Kadare para pak ditësh u nderua nga shteti francez me urdhrin e lartë “Komandant i Legjionit të Nderit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *