Thuajini Janullatos se Profesor Kristo Frashëri nuk ka vdekur!

FB_IMG_1454524866046

 

 

 

 

Nga Bledi Mane-Public Enemy

fb.com/bledi.mane

instagram.com/bledimane

Sot gjithë hipokritët dhe frikacakët e Tiranës ishin bashkë.

Kishin hequr palltot dhe maskat e tyre sa nga dielli e sa nga mungesa e presionit dhe qëndronin shkujdesur në oborrin perëndimor të Parlamentit shqiptar, aty ku ngjitur rri Akademia jonë e Shkencave.

I pashë bashkë, të gjithë sejmenë oborresh, të majtë e të djathtë, njerëz me pushtet e me para, ministra e opozitarë, me lule e pa lule në dorë, lektorë e studentë, gazetarë e gra, burra e bura…

Kujtuan se kishte vdekur historiani më brilant shqiptar Kristo Frashëri dhe nxituan për t’i dhene lamtumirën e fundit.

Sot profesori përmetar u kishte përgatitur një rreng nga ato që prodhon me shumicë gadishulli ynë për të mitizuar të paqenshmen, e për t’i testuar në ditë qameti.

Kristo Frashërin e takoja shpesh në banesën e tij jo shumë larg “Rrugës së Elbasanit”.

I verbër, por me trurin plot dritë, me tubat e oksigjenit ndënë hundë, por plot me ajër të pastër në fjalën e tij, i drobitur nga mosha, por plot energji produktive nuk rreshtte së punuari sipas mënyrës së tij.

Profesori që nuk iu nda historigrafisë për të na lënë pas racionalen ndjehej i braktisur.

Politika e wordpress djathtë kur ishte në pushtet e kishte mënjanuar, akademizmi e xhelozonte, gazetarët e dashuronin vetem kur klithte patriotizmi nga dhimbjet…

Sot unë pashë një tjetër premierë të teatrit absurd dhe dramaturg nuk ishte Beketi.

Sot beketërit shqiptare ishin edhe skenaristë, edhe aktorë, edhe spektatorë, edhe biletashitës, edhe biletablerës.

Të gjithë aktruan shëmtuar dhe e hengrën golin e radhës.

Arkivoli i zbukuruar me lule importi holandeze pa aromë ishte bosh. Frasherlliu im Kristo Frasheri nuk ka vdekur.

E keni gjalle te librat, te debatet shkencore, te lufta per mbrojtjen e identitetit, te perkushtimi ndaj kauzes se te vertetes se hidhur, te leksionet qe i jep klerit fanatik te natyralizuar halabakshçe shqiptaro-otomano-grek.

Kristo Frasheri sot ua vdiq gezimin tuaj provizor.

Kristo Frasheri mbetet nje nga ata te paktet shqiptarë qe ju matrapaze interesash meskine nuk e helmuat dot as ne kishen tuaj, nuk e tritolizuat as ne xhamine tuaj, nuk e bete dot as deputet manekin te partise tuaj!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *