Bravo Xhesika! Një “fshat dogje”, ama more famën që doje

FB_IMG_1454889152326Prej disa ditësh një vajzë, e cila ka zgjedhur si profesion këngën (ka bërë dy videoklipe ku në njërin përsërit disa herë fjalën Kaliente), ka pushtuar dhe paralizuar gjithë hapësirën mediatike shqiptare. Ka marrë vëmendjen e gazetave më të mira dhe po ashtu të disa gazetarëve nga ata seriozë, që flasin sesi do rregullohet Shqipëria.
Lajmi, me të cilin Xhesika depërtoi dhunshëm në gazeta e televizione ishte lypja që një deputet i martuar i kishte bërë për “një lidhje të gjatë e të fshehur ku do ta trajtonte si princeshë”. Xhesika i tha “S’mund të më kesh fillimisht me një status në Facebook pastaj tha se do ta mendonte në një bisedë në Oktapod.
Por kjo gjë, pra fakti që Xhesikën kishte kërkuar ta joshte në mëkat duke e blerë me lekë një deputet, personazh publik, shumë i njohur, me flokë, pa bark dhe rreth 40 vjeç, verior dhe i PD-së rezultoi një lajm me shumë audiencë kudo.
I parë nga një këndvështrim jo dhe aq moralist e gjitha ngjan me një bisedë të pastër biznesi mes dy personave të rrritur. Por tani oferta mund të rritet edhe më në favor të këngëtares, pasi ajo po ftohet ngado. Po, po! Xhesika nuk të befason më me linjat e saj të zjarrta, këngët që do nxjerr apo me përgjigjen që do t’i japë deputetit. Kjo vajzë tani ftohet dhe në Top Channel për të komentuar ndeshjet e javës.
Ky është kulmi i famës së Xhesikës dhe një shembull mjaft pozitiv sesi futesh në studiot televizive në Shqipëri. Pritet gjtihashtu që Xhesika të ftohet në Opinion për krizën PS-LSI.
Të lumtë Xhesika. Bëre lëmsh një fshat të tërë, ama audiencën e dogje. PASQYRE.Al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *