Përse të dua

230px-Ohridsoeen

 

 

 

 

 

Lasgush Poradeci

Se të desha vetë,
Dhe t’u nqasa vetë,
Dhe të putha vetë –
Prandaj.

Dhe të humba largë,
Dhe të ndoqa largë,
Dhe të gjeta largë –
Prandaj.

Se të desha prapë,
Dhe t’u nqasa prapë,
Dhe të putha prapë –
Prandaj.

Dhe të humba vashë,
Dhe të ndoqa vashë,
Dhe s’të gjeta vashë –
Prandaj.

Se të gjeta grua,
Dhe të desha grua,
Dhe të putha grua –
Prandaj.

Dhe s’më flet përhera,
Dhe s’më nqas përhera,
Dhe më plas përhera –
Prandaj.

O, prandaj të dua,
Prandaj vashë-e grua,
Fshehtësi për mua –
Prandaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *