TIKA turke, restaurimet në pikëpyetje, “po ndryshon pamjen e xhamive”

Nuk është e para herë por zërat po shtohen: restaurimet e financuara nga TIKA turke po shndërrohen dhe nuk po ruhen elementet autentike.
Ka qenë Forumi i Trashëgimisë që ka shkruar se: “TIKA turke është kritikuar shpesh për ndërhyrjet brutale në monumentet historike shqiptare. Vërtetë i jemi mirënjohës për financimet që ka bërë, por po aq jemi kritikë  për mosnjohjen nga ana e saj të Kartës së Venecias në punë të restaurimit shkencor. Mjerisht asnjë prej institucioneve shqiptare nuk është sot në gjendje ta ndalojë këtë mënyrë restaurimi, pasi prestigji shkencor e teknik i këtyre institucioneve  është në nivele shumë më të ulëta dhe “restaurimet” e TIKA-s u duken mrekulli.

Kritikat
Kritikat kanë vijuar. Ajet Nallbani shkruan se Xhamia e Plumbit Berat, e tipit sulltanor me një elegancë të jashtëzakonshme, ku historian dhe arkitekt të shquar,  kanë shkruar pë vlerat e saj.
“Degradimet e kohës kërkonin ndërhyrje emergjente, që u arrit nëpërmjet kontributit ekonomik dhe restaurues të TIKA për të cilën duhen falenderuar.
Por mbikqyrja duhet të ishte më e kujdesshme nga autoritet restauruese shqiptare. Restaurimi total me zhveshje dhe riveshje unike, mendoj nuk la asnjë gjurmë ( të konservuar ) nga çfarë kishte vetë kjo xhami”, – thotë Nallbani. Ai shtoi se edhe minaret e tipit shtizë shumë të spikatura në ndërtimet tona kanë ndryshuar duke lënë shijen e ndryshimit dhe zbehjen e elegancës të tipit shtizë. Duhet thënë se dhe sherefe-ja (kazani) është modifikuar. Mendoj se jo çdo wordpress i huaj që vë dorë në restaurime te ne,  bënë më të mirën !!!

Valon Kurtishi
TIKA turke  është organizate shtetërore e cila ka për mision zgjerimin e gjuhës dhe kulturës kombëtare turke në territoret që dikur u okupuan dhe sundoheshin/terrorizoheshin nga turko aziatikët. Është një organizatë nacionaliste e cila zbaton në praktikë agjendën politike shtetërore neotomane të qeverisë aktuale turke  për rikthim ne Ballkan. Si e tilllë, ajo paraqet rrezik serioz për interesat nacionale të Republikës së Shqipërisë dhe kulturën tonë kombêtare. Në këtë drejtim, ajo është e ngjashme me sillogjet greke vorio epiriote. S’ka të bëjë fare TIKA me politika kulturore apo ndihmë në restaurimin e monumenteve të kulturës në Shqipëri. Mandej edhe zyrtarisht, çdo xhami apo hamam që e restauron TIKA, e emërton si KULTURE KOMBETARE TURKE ne territorin shqiptar. Qeveria shqiptare duhet ta shpalle sa më shpejt që të jetë e mundur non grata dhe ta përzë nga shteti ynë sovran këtë organizatë nacionaliste turke e cila zbaton agjenda mohuese, asimiluese, falsifikuese, antikulturore nacionaliste turke antishqiptare dhe antieuropiane në territorin e shtetit sovran e të pavarur, Republikës së Shqipërisë. Stop ndërhyrjes së falsifikuesve të huaj në kulturen tonë kombëtare. SOS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *