Shtëpia ku jetoi Theofan Popa, njeriu që dokumentoi kishat e mbishkrimet

Kjo në fotografi është shtëpia në Rr. “Hajdar Hidi” në Tiranë, ku në vitet e pesëdhjeta të shek XX ka banuar për një farë kohe me qira studiuesi Theofan Popa.

Lajmi bëhet i ditur nga restauratori Frederik Stamati. Sipas tij, tashmë shtëpia është e braktisur dhe drejt rrënimit të plotë.
Në atë periudhë kohore Theofani ka vizituar shumë kisha në Shqipëri, duke dokumentuar mbishkrimet në ikona, në kisha dhe në objektet kishtare, duke lënë një pasuri të paçmuar për studimin e artit, arkeitekturës, etj.
“Unë kam patur fatin të punoj disa vjet me Theofanin në Institutin e Histori-Gjuhesisë. Bisedonim shpesh. Gjatë bisedave më ka treguar edhe konkluzione të studimeve të tij, të cilat i kam botuar duke i cituar si të tijat” thotë Stamati.
Në numrin e dhjetorit 2017 të gazetës “Rrënjët” studiuesi Andrea Llukani ka botuar shkrimin “Kontributi i Teologut Theofan Popa në shpëtimin e mbishkrimeve dhe objekteve liturgjike kishtare”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *