Për herë të parë jam ndjerë mirë që një mik po ikën nga Shqipëria!

Ilirjan Blloshmi

Vendimi për të ikur nga Shqipëria, ka qënë një nga vendimet më të vështira. E dua atë vënd ashtu si është. E dua tymin, dua rrëmujnën, dashurinë, urrejtjen, vuajtjen, gëzimin që përcjell. Vendosa të largohem për dy arsye. E para kisha 8 vite që jetoja larg prindërve. E dyta cfarë mund të bënte në një vend një i ri i sapodiplomuar. Realiteti këtu ishte komplet ndryshe, por ngushëllohesha me faktin se isha afër prindërve. Gjithmonë kur dëgjoja se miqt apo të afërmit e mij do iknin ndjehesha keq. Sepse e dija që do ishte komplet ndryshe nga ajo që ata mendonin. Gjithmonë miqve që kishin një diplomë, apo një punë nuk jua sugjeroja larimin nga Shqipëria.
Ndalova sugjerimet për moslargimin nga Shqipëria diku nga fillimi i Qeshorit të 2015. Ka qënë një mëngjes ndryshe. Atë ditë me merr në tel Nardi. Ishte koha fushate. Lsi kishte filluar të mblidhte detyrimet për fushatën. Biseda me Nardin ka qënë kështu:

Unë e kam quajtur telefoni i një mëngjesi!

”U ngrita rrëmbyshëm sepse isha vone për punë, papritur më ra zilja e telfonit. Ne anën tjetër të telfonit një miku im nga Shqipëria.
– Ckemi i them. Mirë, mirë më përgjigjet.
Pasi kujtuam kohët e gjimnzait dhe fakultetit,e pyeta cfare kish ndodhur, pasi zeri i dridhej.
-Ahh more Ilir me tha, kam një hall, nuk di ku ta përplas kokën.
-Cfarë ka ndodhur, e pyes i habitur.
-Me kane hequr prindërit të dy nga puna më thotë.
-Po pse ?
-Nuk kemi shlyer detyrimet.
-Cfarë detyrimesh?
-Ilir, sot LSI-ja kërkon për cdo punojës të administrates te paguaj 5 rroga për fushatë. Si e di, une bera tim atë operim që më detyroi te shisja shtepinë për dy kacidhe. E bera për jetën e tij. Akoma nuk kam shlyer borxhet qe kam marrë. Vete jam i papunë, nuk di nga t’ja mbaj. Na kane dhene afat deri në 25 të paguajmë tarifen.
-Sa te duhen i thash, me thuaj se ti nis une.
-Ilir te lutem! Jo, jo, thjeshtë të mora për të dëgjuar një fjalë të mirë. Nuk i dua! Do shes kompjuterin që më ka bërë dhurate vëllai. (I vellai nuk jeton me).
– Pushooo, i bërtita, dhe me thuaj sa te duhen.
– 1 milion, me tha,duhet te paguaj për të dy prinderit.
-Me shokoi fare kur më tha që dy mësues që kanë mbi shpinë mbi 25 vjet eksperiencë, duhet të paguajne lek për fushaten e LSI-se. Mirë i thash, do t’i nis unë ato që të duhen.
-Ilir të jam superborxhli më tha, do ti kthej sa më shpejt të mundem.
-Jo i thash, dua që të më portretizosh me penelin tënd disa pejsazhe të bukura nga shqipëria. Filloj te merrte fryme dëmshëm, e ndjeva qe lotet tashme i kishin përshkruar faqet.
-Ajo pune bëhet me tha, kur te duash ti do ikim bashkë, kur te kthehesh në Shqiperi, por më premto dhe ti qe do marresh kitaren me vete.
-Patjetër i thash. Mbylla telefonin ndërkohe po mendoja, kjo politkë shterpe e ka katandisur Shqiptarin që te qaj për të se i pret buken e gojes po nuk i dha rryshfet.”

Kjo bisedë është bërë në 2015, sot në mëngjës më ra përsëri telefoni, në ekran mu shfaq emri i Nardit, ju përgjigja .
-Hë more djalë, ckemi ?
-Mirë, mirë, mu përgjigj. Më ka dale llotrarija më tha.
-Vërtetë i thash, ky po qënka lajm. Vetëm ty apo dhe prindërve?
-Si familje më tha.
-Problemi është se më duhet një garanci shtoi.
-Garancia është e bërë shtova,
-Si e bërë, shtoi ai, unë nuk kam njeri atje.
-Më ke mua i thash, mirësetëvish i thash, por po nuk solle raki mos më hajde këtu, more vesh mora thuaj. Qeshëm të dy dhe mbylla telefonin. Për herë të parë u gëzova që një miku im, me dy prindër intelektualë po ikën nga Shqipëria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *