Lampedusa/ “Zjarr në det” filmi i Gianfranco Rosi për emigrantët fiton Berlinalen

Gianfranco Rosi merr Ariun e Artë

Gianfranco Rosi merr Ariun e Artë

Filmi që i është kushtuar dramës
së emigrantëve që kalojnë Mesdheun e përpiqen të shkojnë në Lampedusa, ka fituar Ariun e Artë në edicionin e 66-të të Berlinales. “Mendimi im- tha Rosi- shkon për të gjitha ngjyrat që nuk arritën kurrë në udhëtimin e tyre të shpresës e për njerëzit e Lampedusës që prej 20-30 vitesh u hapin zemrën atyre që vijnë”. Me fitoren e “Fuocoammare”, Ariu i Artë i festivalit të Berlinit rikthehet në Italii pas katër vitesh.
Filmi dokumentar i xhiruar në një vit e gjysëm në Lampedusa tregon nga njëra anë jetën e pezulluar të disa prej banorëve të saj dhe nga ana tjetër historitë dramatike të emigrantëve. Ai kishte bërë për vete prej fillimit kritikën e Berlinales që njihet për ndjeshmërinë që ka ndaj temave politike. Regjisoti Rosi ka fituar më herët Festivalin e Venecias.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *