Enver Hoxha “gju më gju” me popullin në Prishtinë

hoxha enverBetimi i partizanit, Enver Hoxha gju më gju me popullin,  klasa punëtore, Shqipëria e njeriut të ri, revolucioni demokratik, drapëri, çekani, ylli, djemtë e vajzat me shalle pioneri, gratë e burrat nëpër ara, nëpër hekurudha, “fshatrat” e lumtur socialistë: të gjitha këta ekspozohen ne Galerinë Kombëtare të Arteve të Kosovës.

“Realizmi Socialist Shqiptar në GKK” shfaq veprat e artistëve shqiptarë gjatë periudhës dhe sipas metodës së realizmit socialist deri në fubnd të janarit. Një mjedis i tillë mbijetoi gjatë në Shqipëri, sepse metoda e realizmit socialist u përhap vrullshëm nga Bashkimi Sovjetik në të gjitha vendet e kampit socialist, por ekspozita “Realizmi Socialist Shqiptar në GKK” do të evidentojë një mjedis unik të kësaj periudhe në artin pamor shqiptar.

Ai kishte si themel metodën e lartpërmendur, por frymën unike ia dhanë artistët shqiptarë, individualiteti i secilit në formë, ishte shumë i dukshëm dhe pasqyrohej në konkurencë nga eskpozita në ekspozitë.  96 punime të 53 artistëve të njohur shqiptarë, krijimtaria e të cilëve u zhvillua deri në fund të viteve 90-të shfaqet në Prishtinë, duke nisur nga Simon Rrota është artisti më i kahershëm që nis rrëfimin figurativ të kësaj ekspozite.

Më pas ndiqet nga emra shumë të njohur për publikun shqiptar të Kosovës si: Abdurrahim Buza, Agim Zajmi, Bujar Zajmi, Danish Jukni, Edison Gjergo, Ismail Lulani, Janaq Paço, Vilson Kilica, Muntaz Dhrami, Sali Shijaku, Ksenofon Dilo, Jakup Keraj, Zef Shoshi, Skënder Kamberi, Guri Madhi, Gazmend Leka, por edhe nga emra më pak të njohur por shumë të rëndësishëm si: Bajram Mata, Fatmir Biba, Dhimitër Theodhori, Vjollca Gavoçi, Besim Tula, Zanfira Heta, Shpëtim Arapi e të tjerë.

hoxha enveri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *