Linda Halimi mahnit Jennifer Lopez në “American Idol”

PhotoEditor-1452138856532Këngëtarja kosovare Linda Halimi ka shkëlqyer në paraqitjen e saj të parë në spektaklin e madh amerikan “American Idol” shkruan “Koha ditore”.
Halimi u paraqit me këngën e njohur “It’s a man’s world” dhe u vlerësua nga juria e përbërë prej Jennifer Lopez, Harry Connick dhe Keith Urban.
Këngëtarja e njohur J-Lo, tha se Linda ka një zë të fuqishëm dhe se dëshiron ta shohë në garë edhe më tej, ndërsa Halimi u votua nga të tre anëtarët e jurisë.
Edhe faqja zyrtare e spektaklit në Facebook i ka kushtuar vëmendje të veçantë kosovares duke postuar një video për të cilën thotë: “Çfarë historie frymëzuese…dhe ajo ka shumë talent”.
Në prezantimin e saj Linda tregon se është nga Kosova dhe se ka ëndërruar gjithnjë një moment të tillë. Si gjithmonë, edhe në këtë video ajo shihet me partnerin e saj reperin Big D. Këngëtarja po kërkon tashmë famën e suksesin në SHBA, edhe pse nuk është thjesht një vajzë e talentuar, pasi në Shqipëri e Kosovë ajo ka dalë në skena të mëdha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *