Pika pa i

Varrosja e gazetarisë në trevat shqiptare

Varrosja e gazetarisë në trevat shqiptare

Lajme të rrejshme, shpifje, krime, mosnjohje e rregullave elementare të gazetarisë, shkelje të etikës – kjo është gazetaria shqiptare sot. Ata që respektojnë standardet profesionale duhet të luftojnë shumë përballë kësaj epidemie. Nga Enver ROBELLI Është e pabesueshme me çfarë shpejtësie mediat në trevat shqiptare po e demontojnë, po e shkatërrojnë vetveten. Është e tmerrshme që në këtë varrim të…
Kur mbetet vetëm seksi për të shitur!

Kur mbetet vetëm seksi për të shitur!

Jonida Hitoveizi Tashmë janë kthyer në një fenomen lajmet për personazhe të panjohur që krejt papritur po pushtojnë faqet e shtypit dhe të mediave online. Këtë garë, që “guximshëm” e hapi një e vetëshpallur këngëtare me historinë e saj qesharake me deputetin e palestruar, e vijuan me të njëjtin pathos personazhe të tjerë po kaq të panjohur për publikun e…
Ç’faj ka Arditi. Këtu gratë përdoren vetëm për show!

Ç’faj ka Arditi. Këtu gratë përdoren vetëm për show!

Nga Jonida Hitoveizi Prej ditës së djeshme kam parë me gjakftohtësi debatin për intervistën e Ardit Gjebreas me Marjan Rrokun, i cili ndodhet në burg për vrasje të dyfishtë; për vrasjen e dy grave; një 16 vjeçarje dhe nënës së saj. Lexova sot argumentimet e bëra nga drejtësia për rastin dhe po ashtu atë që Rroku i pohoi Arditit, se…
Një shoqëri gjelash, pulash dhe veza!

Një shoqëri gjelash, pulash dhe veza!

Nga Jonida Hitoveizi Veza është shpikja e re e protestës politike në Shqipëri, përdorimi i së cilës tani po bëhet qesharak dhe e ka humbur fuqinë e një gjesti fyes. Kemi parë lloj lloj skenaresh në këtë vend dhe asnjëri prej tyre nuk ka lodhur mjaftueshëm, sa të paktën të tregojmë një lloj indiference e të kuptojmë se ka një…
Të vërtetës që i është prerë gjuha!

Të vërtetës që i është prerë gjuha!

Për fatin e keq, ndoshta më shumë se në çdo cep tjetër të botës, jetojmë akoma në një vend ku secili ka frikë të jetë i lirë. Sigurisht, shumë kanë shkruar e kanë provuar përmes historisë njerëzore se liria ka kostot e saj, e se jo çdo kush ka aq guxim e aq lartësim shpirtëror e intelektual për ta arritur…
Humori politik ose banaliteti që na mban gjallë

Humori politik ose banaliteti që na mban gjallë

Gati 30 vite duket se nuk na mjaftuan për tu bërë njerëz më të mirë, as shoqëri më e mirë e as për të lënë diku gjurmë punësh të mira. Për fatkeqësinë tonë të përbashkët fajin këtu nuk e kanë vetëm ligjvënësit e ata që drejtojnë, por edhe një përdhunim sistematik akustik e pamor falë mediave tona. Është tronditëse, por…
Nuk na i ka fajin Kozeta!

Nuk na i ka fajin Kozeta!

Nga dita e djeshme kam parë nëpër të gjitha mediat online, gati tek 80 përqind e tyre lajmin se gazetarja Kozeta Turishta është bërë pjesë e CNN dhe se ka nisur punë në studion kryesore të lajmeve. Sigurisht duke parë një titull të tillë, duke parë edhe Kozetën në televizonet tona, si spikere lajmesh tek News 24 e më vonë…
Vendi ku shpërthen gjithçka!

Vendi ku shpërthen gjithçka!

Nga Jonida Hitoveizi “Shpërthen apo shpërtheu” është fjala më e përdorur nga shumica e mediave online për çfarëdolloj gjëje që ndodh në vend apo në botë. Nëse merr guximin të lexosh jo më shumë se dy media online ti kupton se ka shpërthyer Putin, ka shpërthyer Donald Turmp, ka shpërthyer opozita në Kosovë, ka shpërthyer Ben Blushi në Korçë, ka…
Roza që po i tërheq për hunde të gjithë!

Roza që po i tërheq për hunde të gjithë!

Nga Jonida Hitoveizi Kohët e fundit është vënë re një shtim i dukshëm i titujve rozë, i opiniondhënies mbi këto lajme dhe fenomenet që ato drmaskojnë apo edhe vet shkrime e intervista limonatë nga gazetarë, që pikat e forta të suksesit apo dështimit të tyre në fakt ia faturojnë më së shumti mbulimit të politikës shqiptare, asaj rajonale apo aktualitetit…
Duhej Sanremo, të na kujtoheshin vlerat!

Duhej Sanremo, të na kujtoheshin vlerat!

Nga Entela Hoxha Shija e Festivalit të 54-t të këngës në Radiotelevizionin Shqiptar është ende e freskët: këngë prej të cilave nuk mbahet mend asnjë, një personazh banal i ‘ftuar’ në skenën e shenjtë të vlerave u bë nxitja e përdorimit të një fjalori rruge në një panteon arti, një rrekje për të kujtuar kompozitorët u kthye në fyerje prej…