Letra

Letra më e bukur e dashurisë/Tatjana i shkruan Onjeginit

Letra më e bukur e dashurisë/Tatjana i shkruan Onjeginit

Nga Aleksandër Pushkin Po marr guximin që t’ju shkruaj… Ç’do deshit më veç shpirtit tim? E di, se është e drejta juaj Të më dënoni me përçmim. Po ju që e shihni si po vuaj Me pak mëshirë, sado pak, Nuk do më mprapsni zemërake! Më parë desha të rri qetë Për turpin tim mbesomëni, Ju s’do të dinit kur se…
Sy të njomur nga shiu e ngazëllimi

Sy të njomur nga shiu e ngazëllimi

Mos, do na shohin !…- Ku ishe ? Kam kohë që të pres !… – Eja, nxito, kam mall !… – Afrohu, kam dëshirë të të pushtoj…- Mbrëmë të pashë në ënder : flinim të përqafuar !…- Më duket se jam shtatzënë… Bie shi mbi copra dialogjesh të ngjizura tashmë në kujtesë. Shi që më rikthen në kohë. Kohë e fëmijërisë ; kohë e dashurisë.…
Eja më duaj

Eja më duaj

Nga Albina Gjergji Eja më duej shpirt. Më dhemb koha Që tretet Në pritjen Me u dhanë Pa pyetë Si, A Qysh Duhet Me u dashtë (?) Hiqe pallton gri Që veshë I ke qiellit tonë E T’vrapojmë në rrugën e t’amlit Mbi re. Yjet presin me u mbledhë E shporta don mbushë me ngjyrë të kuqe… Jepma dorën zemër…
Antonia Pozzi: “Zambakë uji”

Antonia Pozzi: “Zambakë uji”

Zambakë uji të zbehtë, të lehtë shtrirë mbi liqen si nënkrejse që një zanë kur qe zgjuar i pat harruar mbi ujët e gjelbër në të kaltër zambakë uji me rrënjë pa fund që humbin në humbëtirë rrënjë s’kam as vetë që ma lidhin jetën time me tokën kështu rritem dhe unë nga fund i një liqeni mbushur plot me…
Benjamín Prado: Këngë pasmesnate

Benjamín Prado: Këngë pasmesnate

  O udhëtar që ikën nga ky qytet Veriu, ku një dëborë e ëmbël arsyen ta qullos, ku trenat çajnë rrugës korije të vogla plepash me druvarë të vagullt si zemra ime në gjoks. I fol për jetën time dhe për xhadetë e bardha që çajnë me ngadalë vetmitë e mia të vjetra, për njerëz që shkojnë rrugës dhe që…
“Nëna”-  Xhuzepe Ungareti

“Nëna”- Xhuzepe Ungareti

Kur zemra me të fundmen rrahje të saj Murin e hijeve, më në fund ta hapë, Për të më shpënë, o Nënë, te Zoti lart, Si dikur, i vogël, dorën do t’më japësh. E vendosur, më gjunjë, Përballë të Përjetëshmit si statujë, Ashtu si gjithmonë të ka parë Qysh kur ishe mes nesh, e gjallë. Lart krahët e plakur do…
“Zbulesë”- nga Ana Kove

“Zbulesë”- nga Ana Kove

  U stërpik kjo ditë me shijen tënde, si me parfum bajamesh, dhe erëmim deti në Jug. “Ti vetë je më e mira erë.” Pastaj tinguj trupash ranë mbi fjalë t’lakuriqta t’lëngta, t’mishta… dhe një zë brenda meje sikur më tha: “Puthmë me puthjen e gojës sate”. Ti engjëll, brenda meje, mos ma verbo fjalën me dritën tënde se s’kam…
Jacques Prevert: Festë

Jacques Prevert: Festë

  U zbrazën gotat, shishet u bënë copa gjithë shtrati shqyer dhe dera e thyer gjithë yjet si qelq plot hijeshi dhe shend xixëllonin mbi një dysheme fshirë mos më keq. Unë i dehur tapë mu si si zjarr i ndezur, tapë dhe ti, por gjallë, ndër krahët e mi xhveshur. © shqipëroi Maksim Rakipaj
Nëse bota është e egër, Anja…

Nëse bota është e egër, Anja…

  Nëse bota është e vrazhdë, Anja Lëkura e regjur nga kripë e ëndrrës është faqja Ku do të shkruash historinë tënde, time, tonën Do ta gdhendësh me ngjyrat e tokës, zjarrit, ujit Tanë botën e lume krejt Botën që derdhet e përhapet sall këtu ku jemi E nëse oxhaku bie, Anja Në vatër do xixiëllojë prushi, Drita e yjet…