Dr. Gjilpëra

Ditari i psikologes së ish-guvernatorit Fullani

Ditari i psikologes së ish-guvernatorit Fullani

“Këto ditët e fundit kam qenë tejet e shqetësuar. Unë i vuaj shumë problemet e pacientëve të mi. Pacienti im VIP, ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani është në gjendje të rëndë emocionale. Megjithë punën time të palodhur prej muajsh, kam arritur në konkluzionin se dëmi ndaj tij është i pariparueshëm. Ndonëse ky është dështim profesional për mua, se…
Naivi Shukri Mavriu, Marigoja e përdalë dhe rritja e ekonomisë

Naivi Shukri Mavriu, Marigoja e përdalë dhe rritja e ekonomisë

Në krye të herës nuk deshnja të theshnja asgjë për Shukri kryetarin! Gjithë ç’pashë e ç’dëgjova u përpoqa ta fshija me një të rënë të lapsit dhe mbrëmë ndajnatë, pasi pashë Enedën në Eurosong dhe u mërzita, pashë lajmet për baronin e drogës dhe u trishtova, në fund këndova që reforma në drejtësi nuk po miratohet dhe më hipnë xhindtë.…
Shukriu, një zbulues talentesh i keqkuptuar

Shukriu, një zbulues talentesh i keqkuptuar

Mbrëmë ndoqa me shokët një emision që nxjerr në dritë të paekspozuarit. Dhe bëjnë mirë që na iluminojnë se në këtë vend ka njerëz që punojnë fort po nuk u mësohen të mirat. Më erth fort keq që nuk e kënduan siç duhet përpjekjen mathore të një djali pelivan, kryetar bashkie. Ai po përpiqej të ngrinte një galeri arti në…
Doktor Gjilpëra vendos të japë me qera shtëpinë e stërgjyshit

Doktor Gjilpëra vendos të japë me qera shtëpinë e stërgjyshit

Ma chère madame Kumbaro! Fort e nderuara zonjë e Kulturës, zonja ministre. Kam ndjekur më vëmendje këto ditë, nismën tuaj për dhënien me qera të monumenteve të kulturës të vendit tonë. Kam parë që edhe ju kanë kritikuar, sepse shembujt që ka Shqipëria deri më tani lënë shumë për të dëshiruar, se biznesmenët në këtë vënt i kanë zaptuar ato…
Doktor Gjilpëra tregon përrallën e pashallarëve që duan kala

Doktor Gjilpëra tregon përrallën e pashallarëve që duan kala

Sot, kam vendosur tu thom një përrallë. Ajo tregon historinë e një pashai pa kala, pasha i madh që drejtonte gjysmën e një shteti, bënte emërime e shkarkime, u ndryshonte njerëzve jetën e ‘u priste kokat’, i bënte heronj e antiheronj. Ishte i dërguari i besuar i mbretit në ato anë. Prej kur vdiq, Ali Pashë Tepelena dhe ia çuan…
Befasia e një vizite në maternitetin e Tiranës

Befasia e një vizite në maternitetin e Tiranës

Gjatë këtyre ditëve që jesh më Tiranë më kanë ndodhur lloj e soj gjërash, lexime në gazeta  e takime në kafenetë rreth e qark. Ngado që shkoja shihja njërës, që më bën të mendoja se këtu diçka e madhe nuk shkon e se të gjithë kanë dal mënç. I lodhur siç qeshë, sidomos nga lajmet që përhapen si ferrë nëpër…
Doktor Gjilpëra zbulon hatërmbetjen amerikane me Metën

Doktor Gjilpëra zbulon hatërmbetjen amerikane me Metën

U ndjeva ligsht këto ditë kur mësova që Sekretari amerikan i shtetit John Kerry nuk do të takojë kreun e kuvendit. U ndjeva ligsht se mbase Kerry nuk e di që ai zotëri, ilir, i lirë, pra Iliri është ai që ka sjellë Berishën e Ramën në pushtet, është ai që i mban ose i heq nga pushteti po të…
Dr.Gjilpëra letër ngushëllimi Alekut, burrit të Sadnas

Dr.Gjilpëra letër ngushëllimi Alekut, burrit të Sadnas

Namaste,  Fort i nderuar, i panjohuri im, Alek! Më lejoni që përmes kësaj karte, dërguar nga një vend ku jetojnë dembela fisnikë, që gjithë ditën shullëhen kafeneve e thartohen me thashetheme, t’ju shpreh me sinqeritet brengën time për hatanë që ju ka gjetur. Mora vesh nga disa njerës me të cilët jesh ulur të bëja nja dy muhabete të sërës…
Dr.Gjilpëra i kërkon Kadaresë takim për një foto

Dr.Gjilpëra i kërkon Kadaresë takim për një foto

I nderuari shkrimtar i madh i Kopshtit Shkëmbor të Europës Juglindore, Ismail Kadare. Më gëzim e habi të thellë sot mësova se shqiptarët ju duan, ju nderojnë, përvëlohen për ju, e digjen, si qiriri i Naimit, në mos edhe më shumë, si fitil dinamiti. Prej mëngjesit më kanë zënë sytë urime për datëlindjen tuaj, nga i math e i vogël,…